Fushata e bamirësisë “Ti je një luledielli” ka përmbyllur aktivitetin e saj në Kosovë me dhuratën që i është bërë repartit të Hemato-Onkologjisë në Klinikën e Pediatrisë.
Aty u dhuruan dhjetëra aparatura të reja, ndër to edhe aparati për matjet e metotretksatit në gjak.
Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, i cili tha se ishte skeptik kur ka filluar kjo fushatë, por tashmë është befasuar për të mirë.
Me këtë rast Haradinaj njoftoi është rritur buxhetin për shëndetësinë. ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, tha se nisma të tilla të bamirësisë po i inkurajojnë edhe udhëheqësit institucional.
Incizuesja e kësaj fushate, Albana Osmani, deklaroi se pavarësisht kontributit të fondacionit, meritat më të mëdha i shkojnë stafit mjekësor, të cilët i quajti heronj.
Drejtoresha e Klinikës së Pediatrisë, Drita Telaku –Qosja deklaroi se ardhja e këtyre aparaturave në klinikë do ta përmirësojë kualitetin e punës së mjekëve dhe shërbimeve më cilësore.