Këngëtarja e njohur shqiptare, Dua Lipa sot ka festuar ditëlindjen e saj të 22-të, ku ka marrë shumë urime, shkruan albinfo.ch.
Por, Dua urimin më të mirë e ka marrë nga babai i saj, rokeri Dukagjin Lipa. Ai me anë të një urimi i ka kujtuar kohën kur ajo ishte e vogël, derisa e ka përkrahur atë në çdo hap të jetës.
“Buzëqeshja dhe lumturia e jote gjithmonë ma zbukuronte ditën. Arritëm këtu së bashku. Urime ditëlindjen, dashuria ime”, ka shkruar Dukagjin Lipa.
Dua ka thënë se gjithmonë babai i saj e ka mbështetur dhe sigurisht se ka merita të mëdha për sukseset që arrin ajo.
