Këngëtarja e njohur, Dhurata Dora në duet me këngëtarin Azet ka publikuar këngën “Lass Los”.
Edhe pse nuk janë bërë 24 orë që është publikuar, kënga ka marrë më shumë se 1 milion klikime në kanalin YouTube, përcjell albinfo.ch.
Kënga si duket është pëlqyer shumë nga fansat, sidomos të diasporës.
Kjo ka bërë që të renditet në vendin e parë në Zvicër e Gjermani, në këngët më të dëgjuara, derisa ka qenë edhe vetë këngëtarja që ka publikuar ‘storie’ në “Instagram” për të ndarë suksesin me fansat.