Është përshkallëzuar protesta e opozitës në Shqipëri, mes të lënduarve policë dhe deputetë të PD-së, njoftojnë medit e vendit. 4 persona janë lënduar si pasojë e tensioneve të regjistruara gjatë protestës së opozitës.
Mësohet se lënduarit janë dërguar tek spitali i Traumës, në Tiranë
Bëhet e ditur se në mes të lënduarve është edhe një polic ndërsa personat e tjerë të lënduar janë protestues, përfshirë deputetët Luçiano Boçi dhe Aulon Kalaja.
Mësohet se gjendja e tyre është stabël.
Raportohet se edhe deputeti Klevis Balliu është transportuar në spital pasi ka pësuar lëndime për shkak të gazit lotsjellës dhe ujit të hedhur nga policia.
Ndryshe, protesta e opozitës është zhvendosur nga Kryeministria pranë Xhamisë së Namazgjasë. Protestuesit janë grumbulluar ndërsa po tentojnë të thyejnë kordonin e policisë e cila nuk po i lejon të shkojnë drejt ambienteve të Parlamentit.
Mes tyre ka patur edhe përplasje ndërsa policia ka hedhur ujë me autobotin i cili ndodhet i pozicionuar pas forcave të policisë. Pas disa tentativash, protestuesit nuk kanë mundur të thyejnë kordonin ndërsa policia vijon të rezistojë duke mos i lejuar ata të vijojnë tensionet në kryeqytet.