Dukuria e dhunës në familje është bërë shqetësuese në Kosovë. Numri i grave të rrahura nga burrat për çdo ditë e më shumë është duke u rritur. Pothuajse është e pamundur që në raportet e policisë gati se çdo ditë të mos ketë të paktën një rast të tillë, transmeton albinfo.ch.
Rasti i fundit ka ndodhur në qytetin e Pejës, ku një grua ka raportuar në polici së është rrahur pas një mosmarrëveshjeje nga bashkëshorti i saj, duke pësuar lëndime trupore.
Policia njofton se ka arrestuar të dyshuarin, ndërsa viktimës i është ofruar tretmani mjekësor.
Një rast i dhunës në familje ka ndodhur edhe në Gjilan, po kësaj radhe një person ka sulmuar fizikisht vëllain e tij.