Komisioni për politikë të shtetit i dhomës së ulët (kantonale) të Parlamentit Federal, ka vendosur që të hedhë poshtë një propozim të kantonit Argau për ndalimin e plotë të bartjes së burka-s, mbulesë e plotë e femrave myslimane.
Sipas këtij vendimi, mysalimanet që dëshirojnë, mund të vazhdojnë mbulimin e flokëve dhe fytyrës me burka, një lloj ferexheje.
Vendimi mbështetet në faktin se mbulimi për shkaqe religjioze i plotë i trupit (me burka) në Zvicër është diçka që ndodh tepër rrallë, kështu që komisioni nuk ka parë ndonjë arsye për ndalimin e saj në gjithë vendin.
Po sipas komisionit, edhe në kushtet e sotme ekziston mundësia për të ndaluar burkat në raste të caktuara. Disa nga rastet e tilla janë kontaktet me autoritetet ose vijimi i shkollës publike.