Tashmë dihet se Britania në dhjetor zyrtarisht nuk do të jetë më pjesë e BE-së.
Siç është raportuar nga “The Local”, në bazë të marrëveshjes Zvicër-Mbretëri të Bashkuar të lidhur në shtator, të drejtat e qytetarëve të MB në Zvicër dhe anasjelltas janë të mbrojtura – me kusht që ata të jetojnë në vendin e tyre të miratuar deri në dhjetor të vitit 2020.
Marrëveshja në mënyrë specifike parashikon që njerëzit që kanë marrë qëndrim në vendin tjetër në vitet e fundit për shkak të marrëveshjes së lëvizjes së lirë të personave mund të vazhdojnë të banojnë atje.
Ata që mbulohen nga marrëveshja jo vetëm që e ruajnë këtë të drejtë qëndrimi, por edhe pretendimet e sigurimeve shoqërore dhe njohjen e kualifikimeve profesionale për jetën. /Albinfo.ch