Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë të ditur të enjten se në 24 orët e fundit kanë vdekur 10 qytetarë si pasojë e COVID-19, ndërkohë janë shënuar edhe 836 raste të reja pozitive.
Rastet pozitive kanë rezultuar nga kryerja e 4.133 mostrave të dyshimta.
Me këtë, numri i përgjithshëm i të vdekurve është rritur në 1.813, kurse i të prekurve me COVID-19 në 85.334.