Përtej famës së tulipanëve, Holanda ka edhe gjëra të tjera interesante. Albinfo.ch ka përzgjedhur dhjetë fakte rreth Holandës nga seriousfacts.com:
Popullsia në Holandë është rreth 17 milionë njerëz.
Në Holandë ka 20 parqe kombëtare.
Holanda është shteti i parë që ka legalizuar martesat mes personave të seksit të njejtë.
Amsterdami është ndër destinacionet turistike më të ngarkuara në Europë.
Holanda është e famshme për tulipanët, por thuhet se ata u importuan në Holandë nga osmanët.
Holanda është prodhuesi dhe eksportuesi më i madh në botë për tulipanë.
Lindjet në shtëpi janë të popullarizuara në Holandë, rreth 30 për qind e foshnjave lindin në shtëpi.
Ka rreth 1281 ura në Amsterdam.
Në shekullin 16, në Holandë ishte shpikur mikroskopi.
Në Holandë ka rreth 1000 muze.