Dita e dasmës për një djalosh nga Ferizaj nuk ishte e lumtur vetëm sepse po martohej me dashurinë e jetës së tij, por edhe për shkak se këtë ditë fitoi mijëra franga.
Tradita e dasmave shqiptare është edhe dhënia e parave dhe dhurata të ndryshme për çiftet. Por, për dhëndrin nga Ferizaj kjo ditë duket se ishte e veçantë.
Siç shihet edhe në fotografi, dhëndri fatlum i dasmës është mbuluar nga mijëra franga, të cilat i janë dhuruar nga dasmorët.
Ky shpërblim duket se ka tejkaluar të gjitha shpërblimet e deritashme në një dasmë shqiptare.