Hekurudhat gjermane “Deutsche Bahn” dhe sindikatat e punonjësve “EVG” konfirmuan sot se kanë arritur marrëveshjen për pagat e tyre pas grevës që shkaktuan kaos në transportin e vendit, raportojnë agjencitë e lajmeve, përcjell albinfo.ch.
Të gjitha trenat në destinacione të largëta dhe disa trena rajonal u anuluan për disa orë dhe lëvizja hekurudhore ishte normalizuar gjatë gjithë ditës.
Greva erdhi pas sindikata, e cila përfaqëson rreth 160 mijë të punësuar, e cila ishte tërhequr nga negociatat për rritjen e pagave, duke vënë në dukje se propozimet e reja mbi pagat janë shumë të ulëta.
“EVG” kërkon një rritje prej 7.5 për qind në paga dhe kërkesa për orët e punës dhe fundjavave. « Deutsche Bahn » propozoi një rritje prej 5.1 për qind dhe një bonus prej 500 euro. Sipas kompanisë, kjo është e barabartë me një rritje prej 7 për qind.
Detajet e marrëveshjes së arritur midis Deutsche Bahn dhe sindikatat pritet të bëhen publike më vonë gjatë ditës.