Deutsche Bahn ka raportuar të ardhura rekord dhe rekord të numrit të pasagjerëve në vitin 2018 edhe pse kishte vonesa në linjat e saj.
Deutsche Bahn ka pasur 5.7 milionë më shumë pasagjerë në vitin 2018, krahasuar me një vit më parë, derisa ka transportuar një rekord 148 milionë njerëz në linjat e saj kryesore në Gjermani, përcjell albinfo.ch.
Në të gjithë Evropën, 2.6 miliardë pasagjerë përdorën trenat e Deutsche Bahn në vitin 2018, deri në 17 milionë më shumë se në vitin 2017, shkruan “The Local”.
Fitimet e përgjithshme u rritën me 3 %, duke arritur shifrën e 44 miliardë euro në vit.
Megjithatë, fitimet janë ulur pak, për shkak të vonesave. Pikërisht ky është synimi i kësaj kompanie, që në vitin 2019, trenat të jenë më të saktë.