Të argëtosh fëmijët e vegjël në këto ditë izolimi në shtëpi, ku mjediset publike nuk lejohen dhe ritmi i jetesës janë të atillë që shkaktojnë pengesa të shumta, kthehet shpesh në një sfidë për nënat dhe familjarët e tjerë, transmeton albinfo.ch.
Si rrjedhojë e kësaj situate, fëmijët e kalojnë shumicën e kohës brenda shtëpisë, përpara televizorit, kompjuterit, tabletës apo telefonit, pa i harruar edhe disa detyra shtëpie që i ndihmon në vetëdijësimin e tyre.
Më poshtë ne ju japim disa alternative se si mund të ndihmoni fëmijët të argëtohen në shtëpi gjatë këtyre ditëve duhe u kujdesur edhe për punët e tyre sipas moshës.
Ju mund t’i mësoni fëmijët të kontribuojnë në shtëpi, duke iu ndihmuar me detyra të ndryshme në pastrim. Më poshtë i keni të ndara sipas moshës. /Albinfo.ch
Fëmijët e moshës 2-3 vjeç duhet të kenë këto detyra:
Të vendosin në vend lodrat e veta, pasi të kenë mbaruar së luajturi me to,
Të regullojnë krevatin e vet,
Të hedhin pampersat në qesen e plehrave,
T’u hedhin ushqim kafshëve shtëpiake.
Fëmijët e moshës 4-5 vjeç duhet të kenë këto detyra:
Të gjitha detyrat e mësipërme,
Të regullojnë krevatin e vet,
Të pastrojnë vendin e vet në tavolinë,
Të ndihmojnë në punët e shtëpisë,
Të ujisin lulet.
Fëmijët e moshës 6-7 vjeç duhet të kenë këto detyra:
Të gjitha detyrat e mësipërme,
Pastrimi me fshesë,
Të ndajnë veshjet me ngjyrë përpara se t’i vendosin në lavatriçe,
Të përgatisin tavolinën për dreke/darkë.
Fëmijët e moshës 8-10 vjeç duhet të kenë këto detyra:
Të gjitha detyrat e mësipërme,
Të lajnë enët,
Të përdorin fshesën me korent,
Të vendosin ushqimet në vendin e tyre pas pazarit,
Të përzgjedhin rrobat për t’u larë.
Fëmijët e moshës 11 + vjeç duhet të kenë këto detyra:
Të gjitha detyrat e mësipërme,
Të ndihmojnë të pastrojnë shtëpinë,
Të pastrojnë tualetin,
Të palosin rrobat e lara,
Pastrimi i dhomës së vet.