Një person është gjetur i djegur në veturën e tij në fshatin Zahaq të Pejës në orët e para të mëngjesit.
Klan Kosova merr vesh se bëhet fjalë për ish-ushtarin e UÇK-së Qerim Kelmendin që është vëllau i Ibrahim Kelmendit që ishte anëtar i Lëvizjes Popullore të Kosovës, transmeton albinfo.ch.
Njësitet e Stacionit Policor në Pejë kanë shkuar në vendngjarje e kanë vërejtur një veturë e cila ishte përfshirë tërësisht nga zjarri.
Më pas, në vendin e ngjarjes kanë shkuar njësitet e zjarrfikësve të cilët derisa po e lokalizonin zjarrin e kanë vërejtur një person (viktimë mashkull) trup i karbonizuar në brendësi të veturës.
https://www.youtube.com/watch?v=PI3kIcERqIM&feature=emb_title