Mediat në Kosovë vazhdojnë të dalin me detaje rreth rastit tragjik që ndodhi sot në Prishtinë, ku babai Skender Krasniqi vrau të birin e tij, Albertin.
Raportohet se vrasja u krye në bodrumin e banesës së tyre, ku i dyshuari pas kryerjes së vrasjes mori në telefon Policinë, duke u treguar se ka vrarë djalin e tij.
Burimet e IndeksOnline kanë bërë të ditur se deri te momenti tragjik ka ardhur kur Alberti ka filluar i pari që të sulmojë babin e tij, përderisa ky i fundit i ka bërë presion që të dorëzohet në polici, përcjell Albinfo.ch.
Burimet kanë bërë të ditur se Albert Krasniqi ka qenë i kërkuar nga Policia e Kosovës.