Tre anëtarë të familjes Haliti nga Gjilani humbën jetën në Shqipëri pasi që të njëjtit dyshohet se u helmuan nga ushqimi.
Mediat në Kosovë shkruajnë se nëna dhe djali humbën jetën dje teksa bashkëshortja e këtij të fundit ka vdekur sot.
E gjithë ngjarja besohet të ketë ndodhur në Gjirin e Lalzit në qytetin e Durrësit. Ndërsa autoritetet në Shqipëri akoma nuk janë deklaruar rreth këtij rasti.