Nga rrëzimi i aeroplanit të vogël në zonën Simplon Pass në Alpet Zvicerane kanë vdekur tre persona në bord, thonë autoritetet.
Policia në kantonin e Valais thotë se aeroplanin Piper u nis mëngjesin e së dielës në 9 të mëngjesit nga një fushë ajrore në Zvicrën perëndimore për në Itali.
Rreth orës 10:30 u rrëzua “për shkak të rrethanave të pashpjegueshme” sipër kalimit pranë kufirit italian dhe shpërtheu në flakë, thuhet në një deklaratë të policisë.
Policia tha se ende janë duke u identifikuar zyrtarish të vdekurit, por thuhet se janë një pilot, një pasagjer dhe një fëmijë.
Shkaku i përplasjes nuk dihet ende. Hetuesit e aksidenteve kanë filluar punën.
Pass Simplon është 2,005 metra mbi nivelin e detit dhe lidh Zvicrën jugore me Italinë veriore.