Të dielën një shqiptar nga Gostivari nuk u mbijetoi plagëve të marra nga një përleshje me thika.
Raportohet se ai ka lënë pas veten gruan dhe dy fëmijë. Një vajzë 8-vjeçare dhe një djalë 4-vjeçar, raportojnë mediat austriake, përcjell albinfo.ch.
Besar N. nga Maqedonia kishte ndërruar jetë pas përleshjes në shisha barin “Veelax” në Regau, kurse Policia austriake është duke hetuar këtë rast dhe po i kërkon të dyshuarit, që për momentin janë të panjohur.
Dyshohet se e tëra ka nisur për motive të ulëta, kurse në mesin e sulmuesve kanë qenë dy shqiptarë.
Pronari i lokalit ka thënë se viktima nuk i kishte parë personat që e kanë sulmuar.
Viktima 29-vjeçare menaxhonte një kompani në Attnang-Puchheim dhe do të varroset në Maqedoni.