Kryesia e Kuvendit e Republikës së Kosovës nuk ka pasur kuorum as në tentimin e dytë për ta mbajtur mbledhjen për ta caktuar seancën e jashtëzakonshme, përcjell albinfo.ch.
Në këtë mbledhje nuk ishte prezente asnjëra prej partive opozitare e as përfaqësuesit e Listës Serbe.
Kujtojmë, që me kërkesën e 43 deputetëve është kërkuar që sot të mbahet seancë e jashtëzakonshme për ta shfuqizuar Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe të Prokurorisë Speciale.
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka thënë se për mbledhjen e radhës do të njoftojë me kohë.
Ambasadorët e Kosovës kanë bërë thirrje që kjo të zhbërja e ligjit për Gjykatës Speciale të mos bëhet, në të kundërtën do të ballafaqohen me pasoja të rënda.
Edhe Lidhja Demokratike e Kosovës është kundër, derisa Vetëvendosje ende nuk e ka bërë zyrtar qëndrimin e saj.