Kuvendi i Kosovës njofton se seanca për ratifikimin e vijës kufitare Kosovë-Mali i Zi është shtyrë për kohë të pacaktuar.
“Me pajtim të kryetarëve të grupeve parlamentare, seanca e sotme e Kuvendit të Republikës së Kosovës, shtyhet për një ditë tjetër. Për vazhdimin e saj, do të vendosë Kryesia e Kuvendit”, thuhet në njoftimin e këtij institucioni pa dhënë detaje tjera.
Ndërsa mësohet se shkaku i shtyrjes është mungesa e votave.