Rezultatet e publikimit të katërt të gfs.berne tregojnë se 77 për qind të qytetarëve janë deklaruar kundër pagës minimale në referendumin e së dielës .
Ndërsa vetëm 23 për qind e votuesve zviceranë kanë votuar që paga minimale të mos jetë më pak se 4.000 franga në muaj ose 22 franga në orë për ata që punojnë me orar të plotë. Deri më tani në asnjë kanton të Zvicrës nuk është miratuar iniciativa në fjalë.
Nga ana tjetër Federata e Sindikatave të Zvicrës (SGB) këmbëngul tani në marrëveshjet kolektive.
Pas dështimit në një opinion të parë ka shprehur shgënjimin Giorgio Tuti , nënkryetar i SGB-së.
Hapat e ardhshëmtë të sindikalistëve flasin për marrëveshjet kolektive .
Edhe kundërshtarët e iniciativës janë deklaruar duke thënë se sistemi në mes të punëdhënësit dhe punëmarrësit ishte duke punuar në mënyrë përkryer .
Hans-Ulrich Bigler ka theksuar se për çdo sektor janë duke zhvilluar bisedime pë të negociuar marrëveshjet kolektive të punës .
Iniciatorët pretendonin se askush në Zvicër nuk do të duhej të fitonte më pak se 4000 franga në muaj në rast se punon me orar të plotë.
Ndërkohë, bashkësitë ekonomike dhe partitë e djathta kanë thënë se iniciativa u bën dëm pikërisht atyre që pretendohet se do ti ndihmonte: të rinjve në profesion, femrave , të huajve dhe të gjithë atyre që kryejnë punë të cilat pahguhen më dobët.
Kjo do të bënte që shumë vende pune të barteshin jashtë vendit, pasi që investuesit do të detyrohen të racionalizojnë vendet e punës.