Arsimit në Kosovë nuk i është kushtuar rëndësi nga asnjë qeveri e deritanishme, gjë që ka sjellë deri te dështimi në PISA. Kështu është shprehur profesori universitar, Milazim Krasniqi, i cili thotë se ka një numër të konsiderueshëm të shkaqeve pse ka ndodhur një gjë e tillë.
“Shkaqet janë të shumta, por ndër të parat pa dyshim është fakti që qeveritë nuk i kanë kushtuar vëmendjen e duhur arsimit. Po t’i shikoni librat shkollorë, me të cilët mësojnë nxënësit, janë shumë të dobta. Po ashtu edhe digjitalizimi nuk është bërë në pjesën më të madhe të shkollave. Duhet të nxirret një konkluzion që Fakulteti i Edukimit është shumë më i dobët se që mendojmë ne”, deklaroi për RTV Dukagjinin Milazim Krasniqi.
Dy rezultatet e fundit në Pisa tregojnë për një nivel të ulët arsimimi në lexim, matematikë e sidomos në shkencë, transmeton RTV Dukagjini, përcjell albinfo.ch.
https://www.facebook.com/tvdukagjiniofficial/videos/775038729635770/?t=0