Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ftuar në një takim konsultativ liderët e partive kryesore, pasi ka dështuar për të 14-tën herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës.
Presidentja ka propozuar që takimi të mbahet më 15 maj në orën 13:00, gjë që u konfirmua edhe nga këshilltari i saj, Bekim Kupina.
“Presidentja Osmani do të fillojë një seri konsultimesh rreth çështjes së konstituimit të Kuvendit nga data 15 maj. Ftesat tashmë janë dërguar për takimet e para dhe po presim konfirmimet,” tha Kupina, transmeton albinfo.ch.