Deri tani 518 policë janë infektuar me COVID-19, shtatë prej tyre kanë humbur jetën.
Që nga paraqitja e rasteve të para me COVID-19 në Kosovë (13 mars) e deri tani me virus janë infektuar 518 pjesëtarë të Policisë së Kosovës, shtatë prej tyre kanë ndërruar jetë.
Zyra për media e Policisë së Kosovës ka bërë të ditur se aktualisht raste aktive me COVID-19 janë 186.
Ndryshe, numri i personave të infektuar me COVID-19 në Kosovë ka arritur në 12 mijë e 547, 8 mijë e 657 prej personave të infektuar janë shëruar, kurse janë regjistruar 480 raste të vdekje.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, ka kërkuar nga qytetarët që të respektojnë masat mbrojtëse pasi që virusi është ende aktiv, përcjell albinfo.ch