Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar në Kosovë në përditësimin e fundit ka njoftuar se në disa prej pikave kufitare janë pritjet e gjata të mërgimtarëve që po presin të hyjnë në Kosovë.
Sipas përditësimit të fundit, pritjet më të gjata janë regjistruar në hyrje të vendit në Jarinje deri në 4 orë dhe 1 orë në dalje të vendit.
Mbi një orë janë pritjet për të hyrë në Kosovë përmes pikës te Dheu i Bardhë, 30 minuta në Merdarë, dhe 15 minuta në Mutivodë, transmeton albinfo.ch.