Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, njoftoi sot se janë duke bërë përgatitje që deri në fund të vitit të dorëzojnë aplikimin për statusin e vendit kandidat në Bashkimin Evropian.
Në një konferencë për media, Gërvalla tha se Kosova i plotëson të gjitha parakushtet për një kandidaturë të tillë, por se janë duke pritur momentin e përshtatshëm për ta dorëzuar aplikimin.
“Sa i përket aplikimit për statusin e kandidatit në Bashkimin Evropian, mendojmë se Kosova i plotëson të gjitha kushtet për këtë dhe do të presim deri në fund të vitit për të zgjedhur momentin e përshtatshëm, për ta dorëzuar aplikimin”, u shpreh kryediplomatja.
Ajo tutje deklaroi se do të punojnë intensivisht që një aplikim i tillë të jetë i suksesshëm, transmeton albinfo.ch.