Bashkatdhetarët, të cilët kanë ardhur në vendlindjen e tyre për festat e fundvitit, kanë marrë rrugën për mërgim, përcjell albinfo.ch.
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar bën të ditur se pritjet në pikat kufitare për të dalë nga Kosova arrijnë deri në 1 orë e 30 minuta.
Pritje ka kryesisht në pikën kufitare në Merdar, ku kolona është e gjatë 700 metra.
Ndërsa në pikën tjetër kufitare te Dheu i Bardhë, qytetarëve po u bie të presin deri në 30 minuta për të dalë nga Kosova.
Kurse në Muçibabë pritjet zgjasin deri në 10 minuta.
Pikëkalimet e tjera si në hyrje, ashtu edhe në dalje nga Kosova, janë të lira për qarkullim.