Që nga e premtja, në male kanë rënë 20 deri në 30 centimetra borë e re, lokalisht deri në 40 centimetra, përcjell albinfo.ch.
Sipas metorologëve, borë ka rënë ndjeshëm gjatë natës. Për shkak të erës së furishme, bora nuk bie mirë në lartësitë e ulëta, siç shkruan shërbimi meteorologjik Meteo News.
E shtuna do të jetë e ndryshueshme në ultësira me reshje të kohëpaskohshme bore ose vende vende reshje bore të dendura.