Fluksi i madh i mërgimtarëve që po kthehen pas pushimeve të kaluara në Kosovë ka bërë që kolonat e gjata dhe pritjet të kthehen në pikat kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Në pikëkalimin kufitar në Merdar kolonat e automjete janë të gjata mbi dy mijë metra, ndërsa pritjet janë deri në 4 orë, përcjell albinfo.ch.
Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar njofton se pritje deri në një orë ka edhe te pika kufitare Dheu i Bardh. Pritje deri në dy orë ka edhe në pikëkalimin kufitar në Mutivodë.