Skip to content

Deri në 30 minuta pritje në Merdar për të dalë nga Kosova

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet më të gjata për të dalë nga Kosova mesditën e sotme janë në Merdar, përcjell albinfo.ch. Sipas kësaj qendre, më së shumti pritje ka në dalje në pikën kufitare me Serbinë, në Merdar, ku pritjet mesditën e sotme zgjasin nga 25 deri në 30 minuta dhe kolona e […]

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet më të gjata për të dalë nga Kosova mesditën e sotme janë në Merdar, përcjell albinfo.ch.

Sipas kësaj qendre, më së shumti pritje ka në dalje në pikën kufitare me Serbinë, në Merdar, ku pritjet mesditën e sotme zgjasin nga 25 deri në 30 minuta dhe kolona e makinave është rreth 300 metra e gjatë.

Ndryshe, sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet më të gjata mëngjesin e së martës për të dalë nga Kosova ishin te Dheu i Bardhë, ku pritja ishte po ashtu deri në 30 minuta, por që tanimë atje nuk ka kolonë të gjatë automjetesh e as pritje.

Në pikat e tjera s’ka kolona as në hyrje e as në dalje dhe pritjet zgjasin vetëm tre deri në pesë minuta.