Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, trumbeton zëshëm për korrigjimin e kufijve në baza etnike dhe kjo ka shkaktuar pakënaqësi në kampin opozitar kosovar, shkruan “Der Standard”.
Ideja e ndryshimit të kufijve në Ballkan është forcuar edhe nga administrata e re amerikane, kurse koherenca prej viteve 90-të e Bashkimit Europian për mos ndryshimin e kufijve në baza etnike është zbehur. Gjermania është kundër ndarjes së Kosovës dhe mund të bllokonte procesin e integrimit të Serbisë në BE, por Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vucic do takohen në 7 shtator në Bruksel me shefen e politikës së jashtme të BE, Frederica Mogherinin për të biseduar rreth marrëveshjes përfundimtare. Pjesë e bisedimeve do jetë edhe “korrigjimi i kufijve”.
Më tej e majta austriake shkruan për mbledhjen e jashtëzakonshme të parlamentit, që do mbahet në 4 shtator, ku opozita kërkon të votojë një rezulutë për të bllokuar bisedimet e “gjysmëpresidentit” për ndarjen e Kosovës.
Peticioni për mos bisedimin e ndarjes së Kosovës është nënshkruar edhe nga shumë personaliteti jo-shqiptare, si eksperti ballkanik Wolfgang Ischinger, por edhe politikani serb Nenad Rasic.