Gazeta prestigjioze gjermane “Der Spiegel” sjell një artikull për Kosovën, të cilin e përshkruan si një vend që nuk përparon assesi. “Vjedhjet e votave në proceset zgjedhore, korrupsioni, abuzimet, të gjitha këto po e frenojnë shtetin më të ri në Evropë” shkruan Spiegel.
Më tej në shkrim është inkorporuar edhe një intervistë me liderin e “Vetëvendosjes”, Albin Kurtin, që gazeta e cilëson njënjeri elokuent që problemin më të madh e ka me qeverinë.
“Formalisht Kosova është shtet i pavarur, por në të vërtetë nuk është sovrane” citohet t’i ketë thënë kësaj gazete Albin Kurti Artikulli përmend ndikimin e madh të Serbisë tek serbët në Kosovë përmes mësuesve, policëve e mjekëve.