Deputetja e Britanisë së Madhe, Alicia Kearns, gjatë qëndrimit të saj në Kosovë, përveç takimeve me liderë institucionalë e politikë, ka vizituar edhe familjen e Afrim Bunjakut.
Ajo ka thënë se më 24 shtator Afrim Bunjaku kishe shpëtuar shumë jetë.
”Jam nderuar nga familja e Afrim Bunjakut, policit të vrarë nga terroristët e 24 shtatorit. Me dashamirësi më ftuan në shtëpinë e tyre që të shpreh ngushëllimet e mia. Fjalët e mia nuk ua larguan kurrë dhimbjen, por Afrimi shpëtoi jetë atë ditë dhe unë doja të bëja nderimet e mia”, ka shkruar deputetja britanike.