Së fundi, deputeti i Këshillit Kombëtarë të Zvicrës, Cédric Wermuth, nëpërmes një postimi në Twitter ka reaguar për deklaratat e Richard Grenellit.
Sipas Wermuth, Grenelli në mënyrë të hapur është duke e trajtuar Kosovën si të ishte koloni, përcjell albinfo.ch.
“Grenell hapur e trajton Kosovën si të ishte koloni. Ti nuk i dirigjon kushtet e negociatave të një shteti sovran”, ka shkruar ai në Twitter.
Ai tutje ka thënë se si mundet dikush që mban titullin e Presidentit ta pranoj këtë, transmeton koha.
“Pse dikush që mban një titull President pranon këtë? Kur politikanët kosovarë, përkrah Albin Kurtit, do të fillojnë të luftojnë për dinjitetin e Republikës së tyre?”