Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka dhuruar nënshtetësinë e Kosovës deputetit francez Joachim Son Forget, shkruan Albinfo.ch.
Dhurimin e nënshtetësisë, presidenti Thaçi e ka bërë gjatë qëndrimit në Paris, ndërsa lajmërimin e ka bërë përmes llogarisë së tij në Tëitter.
“Ishte nderi im për t’ia dhuruar këtu në Paris, nënshtetësinë kosovare dhe Medaljen Presidenciale, Son Forgetin, anëtar i Parlamentit të Francës dhe një mik i dashur i Kosovës për shumë vjet. Angazhimi dhe përkushtimi i tij për njerëzit e Kosovës janë shembull. Të falënderojmë Joachim!”, ka shkruar Thaçi në Twitter.
Deputeti francez Joachim Son Forget, përmes rrjeteve sociale ka falenderuara presidentin Thaçi, për marrjen sic e quajti ai, certifikatës së natyralizimit kosovar dhe medaljen presidenciale për dhjetëvjetorin e pavarësisë.
Ai është shprehur se ndihet mirë që i ka ndihmuar Kosovës para dhe pas luftës.