Michael Schnedlitz, Sekretari i Përgjithshëm i partisë austriake FPÖ, ka paraqitur para deputetëve të tjerë, sipas tij, pasaktësi të testeve të shpejta kundër Covid – 19.
Schnedlitz kishte me vete një gotë me pije freskuese “Coca-Cola” si dhe një test. Ai bëri testin te pija dhe ajo rezultoi pozitive ndaj COVID-19.
Ai akuzon qeverinë se po kepërdor miliona euro të taksapaguesëve për teste të tilla, të cilat nuk kanë asnjë dobi pasi nuk nxjerrin rezultatin e vërtetë të COVID-19.
Po ashtu Schnedlitz thotë se qeveria në Austri po e përdor testimin masiv për të favorizuar industrinë farmaceutike, duke i dhënë miliona euro për testime.
Austria një javë më parë vendosi të startojë testimin masiv të popullsisë ndaj COVID-19 për të rihapur vendin për festa të fundvitit.