Skip to content

Deputetët në Zvicër duan të mbrojnë gratë nga dhuna në familje

Aktualisht, shumë gra të shtetësisë së huaj që janë viktima të dhunës në familje në Zvicër nuk i raportojnë incidentet sepse kanë frikë të humbasin lejen e qëndrimit në rast të ndarjes nga bashkëshortët, përcjell albinfo.ch. Prandaj, disa viktima refuzojnë t’i japin fund marrëdhënieve të dhunshme, por Këshilli i Shteteve ka zhvilluar një projekt që […]

Aktualisht, shumë gra të shtetësisë së huaj që janë viktima të dhunës në familje në Zvicër nuk i raportojnë incidentet sepse kanë frikë të humbasin lejen e qëndrimit në rast të ndarjes nga bashkëshortët, përcjell albinfo.ch.

Prandaj, disa viktima refuzojnë t’i japin fund marrëdhënieve të dhunshme, por Këshilli i Shteteve ka zhvilluar një projekt që synon forcimin e mbrojtjes së këtyre grave.

Të dy dhomat e parlamentit e kanë pranuar këtë mocion, por Këshilli Kombëtar duhet të zgjidhë disa mospërputhje.