Të hënën, Këshilli i Shteteve vendosi të përshtatë plotësisht pensionet e pleqërisë AHV / AVS me inflacionin, përcjell albinfo.ch.
Dhe, nëse rritja e kostos është 2 për qind më e lartë gjatë një viti, pensionet do të duhet të përshtaten në përputhje me rrethanat.
Masa, e miratuar tashmë më parë nga Këshilli Kombëtar synon të ndihmojë familjet me të ardhura të ulëta dhe të mesme për të përballuar inflacionin, rritjen e primeve të kujdesit shëndetësor dhe çmimet më të larta të karburantit dhe energjisë.