Propozimi ishte diskutuar tashmë në të kaluarën, pa ndonjë përparim të prekshëm, përcjell albinfo.ch.
Tani deputetët në Parlamentin lokal po nisin debatin, duke kërkuar 20 javë pushim prindëror me pagesë – gjashtë javë më shumë se aktualisht për nënat.
Baballarët aktualisht kanë të drejtë për vetëm dy javë pushim me pagesë.
E ardhmja e këtij propozimi është e vështirë të vlerësohet tani, pasi grupet e krahut të djathtë kanë thënë tashmë se do ta kundërshtojnë atë.