Duke pasur parasysh mungesën kronike të banesave në Cyrih, disa deputetë kanë paraqitur një mocion në parlamentin kantonal, duke kërkuar që ‘të paktën një pjesë e banesave të reja në zonë’ t’u ndahet fillimisht banorëve aktualë dhe jo emigrantëve të rinj apo të ardhurve të fundit.
Sipas propozimit të tyre, përparësi për banesat e lira duhet të kenë personat që kanë jetuar në Cyrih për të paktën dy vjet ose për 10 vjet rresht deri në pesë vjet më parë./The Local