Një 31-vjeçar nga Tirana i dënuar dy vite më parë me shtatë vite burg për vjedhje me dhunë të kryer në bashkëpunim është ekstraduar nga Gjermania për të kryer dënimin në Shqipëri.
Bëhet e ditur se nga Specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Frankfurti i Gjermanisë i 31-vjeçarit Redi Ferizaj (Allkoci), shkrun “TCH”.
31-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar me shtatë vite burg për veprën penale “Vjedhja me dhunë” e kryer në bashkëpunim, përcjell albinfo.ch.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Wiesbaden, u bë i mundur arrestimi i tij në Gjermani, duke e finalizuar me ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.