Personi që akuzohet se qëlloi me shuplakë presidentin francez Emmanuel Macron gjatë një vizite në juglindje të Francës më herët gjatë javës do të qëndrojë të paktën 4 muaj prapa hekurave pasi u dënua me 18 muaj.
“28-vjeçari i identifikuar si Damien T, ka pranuar gjatë seancave se ka goditur kreun e shtetit, duke shqiptuar fjalë denoncuese ndaj politikës”, tha prokurori publik Alex Perrin në një deklaratë.
I dyshuari, i njohur si komponent i “jelek-verdhëve”, një lëvizje me bindje të thella të djathtës ekstreme, tha se kishte vepruar “instinktivisht” për të “pakënaqësitë e tij”.
Përpara se ta qëllonte, i dyshuari u dëgjua teksa bërtiti “Poshtë Macron!”
Pas kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit, i njohur me inicialet Arthur C., policia ka gjetur një kopje të librit të Adolf Hitlerit “Mein Kampf” dhe dy flamuj, një të komunistëve dhe një tjetër të revolucionit rus.