Sipas mediave amerikane të cilët kanë shkruar në lidhje me rastin, në Pakistan, ish- kryeministri Sharif ishte dënuar për blerjen e banesave luksoze në Londër, shkruan Albinfo.ch.
Pas dhënies së dënimit, gjykata ka vendosur që pronat në emër të ish- kryeministrit të konfiskohen.
Sharif aktualisht po jetonte në Londër te bashkëshortja e tij.
Për shkak të shëndetit të keq të gruas së tij, Sharif kishte kërkuar nga gjykata që të shtyente vendimin deri sa ai të kthehej në Pakistan.
Ish- kryeministri Sharif, është larguar nga posti i tij ndërsa Gjykata Supreme i ka ndaluar përjetësisht angazhimin e tij, është shkruar në një vendim të vitit 2017 pasi që Sharif nuk kishte deklaruar pasurinë e tij.