Për shkak të të shtënave vdekjeprurëse gjatë një përpjekje jepër plaçkitje në Hamburg-Eppendorf, Gjykata e Qarkut ka dënuar një shqiptar me 13 vite burg. Shqiptari 39-vjeçar kishte shtënë me armë zjarri mbi dy banorë të njohur për te, më 20 gusht të vitit të kaluar, tha gjykatësja Petra Wende-Spohrs të mërkurën. Ai ka dashur të hyjë në banesën e tyre për të plaçkitur, por ishte befasuar nga ta.
Plumbi i parë e ka huqur banorin e parë, ndërsa i dyti e qëlloi banorin tjetër nga pjesa e prapme e gjoksit. Pak më vonë, viktima 29-vjeçare ndërroi jetë në spital. I akuzuari ishte dënuar për vrasje në tentativë, vrasje dhe shkelje të ligjit të armëve, shkruajnë mediat gjermane, përcjell “Albinfo.ch”.
Një bashkëpunëtor i tij është dënuar me një viti e pesë muaj burg. 40-vjeçari ishte fajtor për ndihmë dhe nxitje në përpjekjen e plaçkitjes, ka deklaruar gjykatësi. Kosovari, sipas provave të Gjykatës penale, ishte përkujdesur për mjetet e plaçkitjes dhe shoqëroi 39-vjeçarin dhe një bashkëpunëtor tjetër të panjohur në vendngjarje. Kriminelët dhe viktimat e njihnin njëri-tjetrin nga trafikimi me lëndë narkotike.