Konferenca e prokurorëve kantonal ka kërkuar dënime të rrepta jo vetëm për ngasësit e shpejtë të makinave (raser) por edhe për ata të cilët shkelin ligjin në komunikacion.
Dënimet për ngasësit e shpejt janë dy herë më të larta se deri më tani. Nëse në qytet tejkalojnë shpejtësinë 75 km/h në vend të 50 km/h, atëherë sanksionohen me dënime varësisht prej të ardhurave të ngasësit, mesatarisht rreth 1600 franga.
Për ngasësit tjerë nëse tejkalojnë shpejtësinë nuk do të ketë rritje dënimesh. Ngasësit e shpejtë (raser) konsiderohen të gjithë ata të cilët tejkalojnë shpejtësinë 70 km/h në zonën 30 km/h, 100 km/ h në zonën me shpejtësi të lejuar me 50 km/h, 140 në vend të 80 km/h dhe në autostradë me 200 km/h në vend të 120 km/h.