Trazirat e dhunshme që shkaktuan tifozët në stadiumin e Letzigrund të Cyrihut të dielën që shkoi, kanë filluar të marrin dënimin e merituar.
Njëri nga huliganët e kapur, një mashkull 28 vjeçar, është dënuar dje me procedurë të shpejtë me 6 muaj burg efektiv.
Dënimi i është shqiptuar nga prokuroria e përgjithshme përmes urdhërarrestit penal, ka njoftuar një zëdhënëse e prokurorisë së Cyrihut për televizionin “Tele Züri”.
Por, i dënuari vazhdon të jetë në liri për shkakun se urdhri nuk është bërë ende i plotfuqishëm, ka shtuar zëdhënësja.
Për shkak të trazirave te ashpra, të dielën qe ndërprerë në minutën e 78 ndeshja FC Grasshopers – FC Zürich