Gjykata e Landit në Münster të Gjermanisë i ka shqiptuar dënim të përjetshëm kosovarit që ka vrarë në gjumë bashkëshorten e tij.
Shtetasi 56 vjeçar i Kosovës me qëndrim në Gjermani ka privuar nga jeta në janar të këtij viti, duke e goditur me sopatë bashkëshorten e tij një vit më të vjetër. Ky akt i tij është është cilësuar nga trupi gjykues si vrasje e rëndë.
Dorasi ka pranuar autorësinë e vrasjes ndërsa si motiv ka përmendur faktin se bashkësortja e ka “terrorizuar në vazhdimësi, e ka mashtruar dhe e ka rrahur”. Mirëpo ndryshe ka folur për babanë e saj e bija 21 vjeçare. Ajo, gjatë marrjes në pyetje nga policia e ka cilësuar atë si tiran.
Pak para vrasjes, gruaja ia kishte bërë atij me dije qëllimin për shkurorëzim nga ai dhe madje i ka thënë se ai duhej të kthehej në Kosovë ndërsa ajo të mbetej të jetojë në Gjermani.
Kur gruaja kishte fjetur, bashkëshorti e kishte goditur atë disa herë me sopatë dhe pas kësaj e kishte alarmuar policinë. Por, ndërkohë gruaja kishte ndërruar jetë nga plagët e marra.