Persona të panjohur kanë shkatërruar tabelën e re të klubit të FC Shqiponja në Sembach, (rrethi Kaiserslautern), Gjermani dhe e kanë mbuluar atë me slogane ekstremiste të djathta, transmeton albinfo.ch. Sipas informacionit të SWR, disa mbishkrime të vendosura me ngjitëse aludojnë për Hitlerin, një slogan tjetër thotë: “Kthehuni në vendin tuaj”.
Sipas policisë, është ende e paqartë se kush dhe kur i ka vendosur ngjitëset në tabelën në fjalë.
Klubi i futbollit “Shqiponja” ka bërë ankesë. Policia po heton akuzat për nxitje të urrejtjes mes popujve dhe dëmtim të pronës.
Trajneri i klubit Shqiponj, Fatmir Sylejmani ka thënë me këtë rast se ekipi i tij ishte jashtëzakonisht i tronditur pas incidentit. Njerëz nga kultura të ndryshme luajnë së bashku në këtë klub: gjermanë, shqiptarë, turq, tunizianë, përcjell albinfo.ch. Në mbrëmje ai ka inkurajuar pjesëtarët e ekipit të tij duke u thënë se ata nuk duhet të dorëzohen.