Rreth 2.000 njerëz marshuan të shtunën në Bernë kundër islamofobisë. Protestuesit denoncuan “diskriminim në rritje” kundër myslimanëve në Zvicër. Një minare plastike qëndronte e instaluar në sheshin federal të Bernës.
Lauren Botth, gazetare e Britanisë, e konvertuar në vit më parë dhe ish-kunata e Toni Blair-it, denoncoi paragjykimet e shpërndara nga mediet. Ajo shprehu zhgënjimin e saj për Bernën, ku ajo thotë se ndjeu shikime agresive ndërsa shëtitej në qendër të qytetit me hixhabin e saj.
Myslimanët nuk duhet të trajtohen si qytetarë të rangut të dytë, tha Nicolas Blancho. Ndalesa për ndërtimin e minareve është vetëm maja e Ajsbergut, diskriminimi tashmë është në rritje në vendin e punës ose gjatë kërkimit për një vendbanim.
Shumë prej protestuesve mbanin një yll të verdhë, ku përfaqësoheshin “myslimanët”, duke kujtuar persekutimin e hebrenjve nga nazistët.
Organizatat e tjera myslimane, Federata e Organizatave Islame në Zvicër si dhe Shoqata për Koordinimin e Organizatave Islame në Zvicër kanë vlerësuar përdorimin e këtij simboli sikur imorale dhe ofenduese. Sipas tyre, ky simbol është i ngarkuar historikisht, prandaj edhe këto shoqata janë distancuar nga manifestimi në fjalë.