Mijëra persona, të ndarë në gjashtë qytete të Zvicrës kanë demonstruar sot duke apeluar për një marëveshje më të arsyeshme dhe konkrete që do të ndihmonte në zgjidhjen e problemit të ndryshimeve klimatike në botë. Veç kësaj, protestuesit kanë kërkuar edhe rritjen e kontributit të Zvicrës në këtë kontekst.
Në Gjenevë kanë marrë pjesë në mes 2000 dhe 3000 veta, në mesin e të cilëve, tetë aktivistë të Partisë së Gjelbër, kanë defiluar gjysmë të zhveshur, raporton srf.ch.
Zvicra do të duhej që deri në vitin 2030 të zvogëlonte për 60 për qind emetimin e dioksid karbonit ndërsa në vitin 20150 ajo duhet të mbështete plotësisht në energjitë fosile, ka kërkuar deputetja nacionale nga SP/PS Nadine Masshardt në fjalimin e saj të mbajtur në njërën nga këto demonstrime, në Bundesplatz të Bernës.
Këto manifestime janë pjesë e një fushate gjithëbotërore, transmeton albinfo.ch. Në gjithë botën janë mbajtur gjithsej 2300 manifestime të tilla. Ato janë zhvilluar në prag të mbajtjes së konferencës mbi mbrojtjen e klimës, e cila do t`i zhvillojë të hënën punimet në Paris në nën masat më të rrepta të sigurisë, me praninë e delegacioneve të 195 vendeve të botës, gjegjësisht rreth 10.000 anëtarë gjithsej.